Nëse kërkoni të konkurroni në nivel ndërkombëtar ose tërheqni investime, ne kemi edhe mundësinë për të punuar me këshilltar ndërkombëtar i cili sjell më shumë se 15 vjet përvojë në menaxhim të lartë të fituar në të njëjtën industri. Ai ose ajo ndan drejtpërdrejt me ju dhe me ekipin tuaj menaxhues njohurinë e vet, për të ndihmuar kompaninë tuaj që të bëhet më e fortë dhe të zhvillojë një strategji të besueshme për rritjen.
Këto projekte përfshijnë një rishikim strategjik të secilit aspekt të ndërmarrjes, që prej shitjeve dhe marketingut, e deri tek eksportet, investimet dhe planifikimet financiare dhe strategjike. Këshilltarët tanë ndërkombëtarë sjellin përvojën e tyre të madhe në këtë industri – ata i njohin proceset dhe teknologjitë më të fundit që funksionojnë. Ata kanë pasur role menaxhuese ekzekutive,prandaj i kuptojnë sfidat që sjell një gjë e tillë. Por ata njohin poashtu teknikat e menaxhimit që janë me të vërtetë efektive, dhe dinë se si mund t’i përshtatin ato për nevojat e secilës ndërmarrje.
Për më tepër, këshilltarët tanë ndërkombëtarë kanë një rrjet kontaktesh të industrisë, të cilin e kanë zhvilluar gjatë karrierës së tyre, shpesh duke siguruar lidhje që rezultojnë në furnizues/blerës dhe marrëdhënie partneriteti, si dhe hapin tregje të reja. Në bazën e të dhënave tona ne kemi më shumë se 1,500 ekspertë të industrisë nga 65 shtete dhe ky rrjet rritet çdo vit.
Ju mund të na kontaktoni përmes telefonit ose emailit, ose mund të caktoni një vizitë në zyret tona për të biseduar me ekipin tonë.