Nëse kompania juaj mund të përfitonte prej një njohurie të veçantë – për shembull, njohurisë teknologjike për të zhvilluar një faqe interneti, apo për të zbatuar një sistem të menaxhimit të cilësisë që do të plotësonte standardet ISO atëherë- ne mund të mbështesim një gamë projektesh. Kryesisht, këto përfshijnë punën me konsulentë lokal të kualifikuar, dhe shpesh, zgjasin nga katër deri në gjashtë muaj.
Kjo këshillë mbulon fusha të specializuara ekspertize, përfshirë:
-
strategjinë
-
marketingun
-
organizimin
-
operacionet
-
teknologjinë
-
zgjidhjet inxhinierike
-
menaxhimin e cilësisë
-
menaxhimin financiar
-
efikasitetin energjetik dhe mjedisin.
Për të bërë bizneset tuaja më konkurruese, ekspertët tanë hartojnë dhe aplikojnë praktikat dhe idetë më të mira dhe të fundit në këto fusha. Ne i njohim personalisht secilin nga 285 konsulentët tanë, dhe ata i plotësojnë standardet tona rigoroze. Ne punojmë ngushtë me ta që të ofrojnë këshillën me cilësinë më të lartë për biznesin tuaj. Synimi ynë është të ndërtojmë një treg të fuqishëm dhe konkurrues për këshillim biznesi në secilin vend, i cili do të vazhdojë të lulëzojë për një kohë të gjatë edhe pas largimit tonë.
Ne mbulojmë një pjesë të shpenzimeve të këtyre projekteve, në varësi të madhësisë dhe vendndodhjes së ndërmarrjes suaj si dhe llojit të këshillës që ju nevojitet.
Madhësia
|
Këshilla biznesi përmes konsulentëve lokal
|
Mikro
(<10 punëtorë dhe <€2m qarkullim vjetor)
|
50%
|
E vogël
(<50 punëtorë dhe <€10m qarkullim vjetor )
|
50%
|
E mesme
(<250 punëtorë dhe <€20m qarkullim vjetor)
|
50%
|
E mesme+
(<€50m qarkullim vjetor)
|
50%
|