Në Shqipëri, Ekipi Mbështetës për Bizneset e Vogla është këtu për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme që të rriten, të kenë sukses, më pas të rriten sërish, të shndërrohen në katalizatorë të vërtetë për ekonomitë e tyre vendase, dhe më pas për rajonin.
Ne lidhim klientët tanë me konsulentët vendas dhe këshilltarët ndërkombëtarë të cilët mund të ndihmojnë në transformimin e një game të gjerë biznesesh. Prej atyre më të vegjël që dëshirojnë të rriten, deri tek ato që synojnë ndërkombëtarizim, rrjeti ynë i ekspertëve, mendimtarëve dhe këshilltarëve, ndihmon klientët që të bëjnë përpara dhe të fillojnë të mendojnë për gjëra të mëdha.
Ne i mbështesim bizneset nga shumë industri, të tilla si industria e ushqimit dhe pijeve, shpërndarjes me shumicë dhe pakicë, ndërtimit dhe inxhinieri. Ne nuk punojmë vetëm në kryeqytet. Në fakt, 52 për qind e projekteve tona janë jashtë Tiranes.
Nëse është një website i ri, një sistem menaxhimi për cilësinë, strategji marketingu apo edhe një strukturë plotësisht e re menaxheriale, ne punojmë me ju për të përcaktuar projektin më të mirë që i përshtatet nevojave tuaja. Më pas, ju mbështesim përgjatë gjithë procesit, duke përdorur vitet tona të përvojës për t’u siguruar që projekti të arrijë rezultatet më të mira. Një vit pas realizimit të çdo projekti, ne rikthehemi për të matur ndikimin që kemi pasur. Dhe rezultatet flasin vetë.
Brenda një viti të projektit:
-
88 për qind e klientëve tanë në Shqipëri kanë rritur qarkullimin e tyre - me një rritje mesatare prej 23 për qind - dhe 72 për qind kanë përmirësuar produktivitetin e tyre, gjatë kohës që kanë zgjeruar biznesin e tyre
-
62 për qind kanë pasur rritje domethënëse në krijimin e vendeve të punës