Bizneset kanë nevojë për njohuritë tuaja
Ne besojmë se bizneset kanë nevojë për njohuri profesionale për t’u rritur dhe për të mbetur konkurrues. Po ashtu, ne e dimë se ndërsa projektet e suksesshme të këshillimit mund të transformojnë bizneset, shumë prej kompanive me të cilat punojmë, nuk kanë patur kurrë më parë ndihmë prej të tjerëve dhe e kanë të vështirë që të njohin se te kush mund të kenë besim. Pikërisht këtu hyjmë ne. Ne lidhim bizneset me konsulentët vendas për projekte dinamike në një sërë fushash të ekspertizës, duke u shpjeguar proceset dhe duke ndarë kostot e projektit me klientin.
Bashkëpunoni me ne
Nëse ju jeni kompani e specializuar konsulente apo ofroni një gamë të gjerë shërbimesh, ne jemi në kërkim të ekspertëve të cilët mund të ndihmojnë klientët tanë që të arrijnë synimet e tyre.
Klientët tanë kërkojnë shërbime me cilësi të lartë. Në këmbim, ne sigurohemi që puna me ne të jetë sa më e thjeshtë që të jetë e mundur. Ne ju mbështesim përgjatë procesit të projektit, që prej fazës analizuese e deri në përmbyllje, duke ju ndihmuar që të krijoni një marrëdhënie pune me klientin,dhe duke u siguruar që secili projekt të ketë një fushëveprim të përcaktuar qartë.
Rezultatet tona flasin vetë. Para se të fillonin projektin, 82 për qind e klientëve tanë nuk kanë punuar kurrë më parë me një konsulent. Në momentin kur ne kryejmë vlerësimin e projektit tonë një vit pas mbylljes së tij, rreth 95 për qind e tyre thonë se do të angazhonin sërish një konsulent – dhe rreth gjysma e tyre e kanë bërë një gjë të tillë.
Të punosh me ne, do të thotë po ashtu se ju bëheni pjesë e një rrjeti gjithnjë e në rritje prej më shumë se 6,000 profesionistësh. Kjo ju jep mundësinë të shkëmbeni ide dhe të ndani praktikat më të mira për fushën tuaj. Së bashku, ne kemi ndihmuar më shumë se 18,000 kompani që të përmbushin potencialin e tyre të rritjes.
Zhvillimi Profesional
Ne e dimë sa e rëndësishme është që përvoja juaj të vazhdojë të zgjerohet. Ne u ofrojmë konsulentëve tanë shumë mundësi për zhvillim të vazhdueshëm profesional. Kjo fillon me kurset për fillestarë për të ndihmuar konsulentët e rinj që të nisin biznesin e tyre dhe të mësojnë aftësitë bazë të konsulencës. Për konsulentët me më shumë përvojë, ne ofrojmë trajnime të avancuara në fushat si, shitja dhe marketingu, diagnostikimin e biznesit dhe menaxhimin e projekteve. Ne mund t’ju ndihmojmë që të zgjeroni shërbimet që ofroni përmes trajnimeve të specializuara në fusha teknike si efiçenca në energji ose promovimi i eksportit.
Cilido qoftë niveli i përvojës suaj, kurset tona trajnuese ofrojnë instrumentat më të mirë të këshillimit për t’ju ndihmuar që të shpini përpara ambiciet tuaja, dhe të ndërtoni një biznes konsulence të qëndrueshëm. Pra, nëse jeni një ekspert që kërkoni të përdorni atë njohuri si konsulent profesional, apo një konsulent i ri që kërkon të zhvillojë aftësitë këshilluese, përvoje të gjatë në një firme këshilluese i etur që të mësojë rreth specializimeve të reja, ose pronar i një biznesi konsulence që kërkon të përmirësojë modelin e biznesit të tij, merrni trajnimin që ju nevojitet për të arritur qëllimin.
Janë gjashtë kurse. Ju mund të merrni një kurs, ose katër, ose që të gjashtë, varet prej jush dhe asaj për të cilën keni nevojë. Falë mbështetjes bujare të donatorëve tanë, ne ju japim çmim të ulur për pjesëmarrjen në secilin kurs.
Kliko këtu për të mësuar më shumë, ose kontaktoni zyrën tuaj lokale.
-
Nisja e një biznesi konsulence
-
Bazat e konsulencës për menaxhim
-
Menaxhimi i një biznesi konsulence
-
Marketingu dhe shitja e shërbimeve të konsulencës
-
Diagnostikim biznesi për konsulencë
-
Menaxhimi i projektit të konsulencës.