EBRD

Gratë në drejtimin e biznesit: Shqipëri

By Edmond  Alla

Leading women in business: Albania

#IWD19: Rafaela Rica, CEO of Albania’s Iceberg Communication 

in english

Rafaela Rica, CEO e Iceberg Communication në Shqipëri, themeloi biznesin në 1999 kur ishte vetëm 23 vjeç.  

Kompania tashmë është rritur duke punësuar 21 persona dhe ofron reklama, mbështetje në marrdhënie me publikun dhe median tek një portofol në rritje klientësh të njohur, duke përfshirë kompani ndërkombëtare si Deloitte Albania, Statkraft dhe Samsung.

BERZH ndihmoi kompaninë me një projekt konsulence për të pëgatitur një plan biznesi dhe investimi ambicioz dhe për të zhvilluar funksionin e marketingut profesional.

Kjo u gërshetua me financimin nga Programi i BERZH për Gratë në Biznes nga Banka Intesa Sanpaolo. Brenda një viti, xhiroja vjetore e Iceberg u rrit me 87 përqind dhe produktiviteti me 70 përqind.

“Për mua, ka qenë gjithmonë e rëndësishme për të ndarë eksperiencat e mia me qëllim inkurajimin e femrave të reja në biznes në Shqipëri. Kjo është veçanërisht e vërtetë për sektorin e teknologjisë dhe për start-up, ku hendeku gjinor mund të ndjehet akoma më shumë.”

Rafaela është mentore për disa start-ups si dhe për biznese të drejtuara nga gratë në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht. Ajo ishte kandidate për çmimin Mentore e Vitit 2018 pjesë e Programit Yunus për Bizneset Sociale në Ballkan. Ajo aktualisht është duke kryer studimet e saj të Doktoraturës me një punë kërkimore të fokusuar në sipërmarrjen e grave në teknologji dhe hendekun gjinor në Ballkanin Perëndimor.

Iceberg ofron një sërë mundësish për studentët për t’iu bashkuar kompanisë si intern, duke marrë eksperiencë direkte në fushat e reklamave, marketing, PR dhe shërbimeve të tjera që Iceberg ofron.

Ajo paraqet një model dinjitoz të gruas në biznes, duke sponsorizuar një gamë të gjerë institucionesh jo-qeveritare të cilat mbështesin shëndetin e mirëqënien e fëmijeve dhe të cilat luftojnë homofobinë dhe ndihmojnë të pastrehët.

Iceberg Communication është një nga bizneset e drejtuara nga gratë të mbështetura nga Programi i BERZH për Gratë në Biznes në Ballkanin Perëndimor. Deri më sot, Programi ka siguruar financim dhe shërbime këshillimore tek mbi 5,000 biznese të drejtuara nga gratë në rajon. Programi financohet nga Italia, Luksemburgu, Suedia dhe Fondi Special i Aksionerëve të BERZH.

Ky është një nga seritë e artikujve të publikuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas 2019 dhe  falenderues për partnerët tanë të cilët mbështesin gratë në biznes.