Эта страница не доступна на русском языке.

Për të punuar si konsulentë

A jeni konsulentë me përvojë që kërkoni të përkrahni nevojat e ndërmarrjeve lokale si dhe të përmirësoni aftësitë e juaja?

Kriteret për t'u regjistruar si konsulentë në BAS

► Të jetë entitet ligjor/ ndërmarrës individual i regjistruar dhe i autorizuar për të ofruar shërbime të konsulencës

► Të jetë me shumicë lokale

► Të dhëna të regjistruara: minimum një vit eksperiencë në ofrimin e shërbimeve këshilluese për biznes me referenca pozitive

► Integriteti: ndërmarrja dhe menaxhmenti duhet të jenë të besueshëm dhe të respektuar

► Të jenë financiarisht dhe komercialisht të qendrueshme

Dokumentet e mëposhtme duhet të sjellen për t'u marrë në konsideratë:

► Profili i kompanisë

► Kopja e certifkatës së biznesit

► Të dhënat mbi pronësinë e biznesit

► Përshkrimi i specializimeve (shërbimi/sektori)

► Përshkrimi i projekteve të ndërmarra

► Pasqyrat financiare vjetore (minimum për  2 vitet e fundit)

► CV-të dhe referencat e konsulentëve

Për më shumë informata kontaktoni zyren e BAS-it

A jeni ekspertë ndërkombëtarë më një karrierë të konsiderueshme në industri specifike dhe që do dëshironit që të shpërndani njohurinë dhe përvojën tuaj tëk kompanitë në Kosovë?

Kriteret për t'u regjistruar si Këshilltar i EGP-së

► Minimum  10-15 vite në menaxhmentin e lartë, përvojë sektoriale private

► Aftësi të mira për zgjidhjen e problemit

► Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie efektive

► Vullnet për të udhëtuar

►Vullnet për t'u kontraktuar pro-bono

► Të flas rrjedhshëm gjuhën angleze, të ketë njohuri të gjuhëve si rusisht, arabisht, frëngjisht apo të gjuhëve tjera të shteteve ku BERZH-i operon, e preferueshme

Bëhu këshilltarë i  EGP-së

Publikimet

Broshura e BAS-it

Broshura e EGP-së

Donatorët e SBS në Kosovë

SBS në Kosovë

Mbështetja e Biznesit të Vogël ndihmon ndërmarrjet për të përmirësuar performancën e tyre dhe konkurrueshmërinë duke angazhuar konsulentë lokal për të këshilluar në fusha specifike të biznesit (BAS), ose duke angazhuar ekspertë ndërkombëtarë për të prezantuar praktikat më të mira menaxheriale tek ndërmarrjet që kanë potencial për t'u bërë liderë të ardhshëm në treg (EGP). Ne punojmë me biznese që janë në shumicë private dhe lokale me së paku dy vite biznes/ prodhim të vazhdueshëm dhe potencial të lartë për rritje dhe menaxhment të besueshëm që zotohet për projektin. SBS nuk punon me institucione financiare, ose kompani që janë të angazhuara në produkte ushtarake, lojëra të fatit, ose duhan.

Shërbimet për Këshillëdhënie të Biznesit (BAS) ofron këshilla në fusha si: analiza të tregut, marketing, ri-organizim, BNJ, shitje, sisteme informatike, studime inxhinierike dhe certifikime të kualitetit.

Kriteret për t'u kualifikuar një ndërmarrje në BAS

  1. Të ketë deri në 250 punëtorë
  2. Të jetë e aftë të paguajë 25-75 përqind të kostos totale të projektit në bazë të Matrikës së Grantit (Maksimumi i grantit është 10,000 Euro)

Aplikacioni i BAS-it

Programi i Rritjes së Ndërmarrjes (EGP) ndihmon kompanitë që të bëjnë ndryshime strukturale dhe të zhvillojnë aftësi të reja të biznesit, përmes fokusimit në sërë objektivash të organizimit dhe menaxhimit, operacioneve, shitjeve dhe marketingut, dhe financave.  

Kriteret për t'u kualifikuar një ndërmarrje në EGP

  1. E preferueshme të ketë në mes 100 dhe 500 punëtorë
  2. Të ketë më pak se 50 Milion Euro qarkullim
  3. Të jetë e aftë të paguajë 10-50 përqind të kostos totale të projektit (Kosto mesatare e projektit EGP është 50,000 Euro)

Kërkesa për asistencë me EGP

Pyetjet e shpeshta

Si operon ekipi për mbështetje të bizneseve të vogla (SBS)?

Ekipi për mbështetjen e bizneseve të vogla mundëson shërbime nga konsulentë vendor dhe të huaj (ndërkombëtar) për t'i ndihmuar NVM-të në rritjen dhe forcimin e konkurencës në ekonominë e tregut. SBS ka dy fusha të ndryshme të asistencës: Shërbimet për Këshillëdhënie të Biznesit (BAS) dhe Programin për Rritjen e Ndërmarrjeve (EGP). EGP fokusohet në ndryshimin menaxherial dhe strukturor brenda kompanisë duke mundësuar shërbime këshilluese nga ekspertë me përvojë ndërkombëtare në industrinë perkatëse. BAS-i mbështet projektet afatshkurtëra duke identifikuar nevojat për shërbime të konsulencës përmes së cilave ndërmarrja arrin qëllimet e saj specifike. SBS gjithashtu organizon Aktivitete të Zhvillimit të Tregut dhe sektorëve të ndryshëm përmes punishteve dhe trajnimeve të organizuara për NVM-të, konsulentët vendor dhe institucionet vendore. Lexo më shumë rreth EGP/Lexo me shumë rreth BAS (në gjuhën Angleze)

Çfarë lloj këshilla ofron EGP?

EGP i mundëson ndërmarjeve të bëjnë ndryshime strukturore dhe të rrisin njohuritë biznesore në nivelin e lartë menaxherial.  Projektet individuale janë të dizajnuara për secilin klient varësisht nga natyra dhe nevoja për zhvillim, dhe zgjasin prej 12 deri 18 muaj. EGP ndihmon klientët të përvetësojnë praktikat më të mira në fushat si: Organizimi dhe Menaxhimi; Operimi; Shitja dhe Marketingu; dhe Financat. Lexo më shumë për EGP këtu

Çfarë lloj këshilla ofron BAS-i?

BAS-i i mundëson klientëve të përfitojnë këshilla profesionale nga konsulentët vendorë në këto fusha: Marketing, Strategji, Organizimi dhe Operim, Teknologji Informative & Komunikimi, Projekte Inxhinierike, Menaxhim Kualiteti, Burime të Energjisë Efiçiente dhe Menaxhimin e Mjedisit . Projektet e BAS zgjasin rreth 4 deri në 6 muaj. Lexo më shumë rreth BAS këtu

Pse duhet ta angazhoj SBS-in?

Ekipi për mbështetjen e bizneseve të vogla u ofron ndërmarrjeve një mundësi unike për t'u rritur duke u mundësuar qasje tek konsulentët vendor dhe të huaj. SBS ka një histori të dëshmuar të asistimit të ndërmarjeve për të identifikuar fushat kryesore për përmirësimin dhe zhvillimin e një tregu të qëndrueshëm të konsulencës. Përparësitë e EGP-së janë bashkëpunimi i ngushtë dhe direkt me  nivelin e lartë menaxherial, një përkushtim afatgjatë për këshillim dhe implementim të rekomandimeve, qasje tek mijëra ish drejtorë ekzekutivë dhe menaxherë të lartë me një bagazh përvojash praktike dhe njohuri të thella në industri specifike. BAS-i ka një ekip me njohuri dhe përvojë të madhe në përputhjen e ndërmarrjeve me  konsulentët vendor dhe identifikimin e projekteve  specifike me rezultate shumë të shpejta. Për t'i ndihmuar klientit të arrijë sukses, ne e mbikëqyrim projektin prej fillimit deri në përfundim duke siguruar që implementimi i projektit është bërë në mënyrë efikase dhe efektive dhe pastaj e monitorojme projektin 1 vit pas implementimit për të parë efektet e këshillëdhënies në rritjen e biznesit.

A duhet të paguaj për shërbimet e konsulencës?

SBS operon në baza të bashkëfinancimit. Klienti në projektet tipike të EGP-së paguan rreth 10 - 50% të vlerës së projektit ( Vlera e projektit zakonisht është rreth EUR 65,000). BAS-i zakonisht mbështet ndërmarrjet me 25-75 % të vlerës së projektit deri në maksimum EUR 10,000 (Vlera totale e projektit është rreth EUR 4,000).

A mundëson SBS financim për NVM-të?

SBS nuk ofron financim, por kur kjo është e nevojshme SBS mund të ndihmojë kompaninë për të aplikuar për kredi, në BERZH ose në ndonjë bankë lokale ose institucion tjetër financiar, si pjesë e objektivave gjenerale brenda projekteve.  Kliko këtu për t'u lidhur me faqen e Bankës (në Anglisht)

A mund të më ndihmojë SBS për të filluar një biznes të ri ?

Asistenca direkte për " start-ups" nuk është formë e aplikueshme nga SBS. Mëgjithatë ekzistojnë disa iniciativa  në disa vende që ndihmojnë gratë ndërmarrëse për të filluar biznesin e tyre. Përkrahja e nje "start -up" përfshin projekte këshilluese, trajnime biznesi dhe bërjen publike të sfidave me të cilat ballafaqohen gratë në biznes dhe njëkohësisht bën publike rastet e suksesshme. Ju lutem kontaktoni zyrën lokale për më shumë udhëzime.

Pse duhet të angazhojë një konsulent?

Këshilla e konsulentit mund të ndihmojë në përmirësimin e praktikave të menaxhmentit të cilat janë të ndërlidhura ngushtë me produktivitet më të lartë, dhe indikatorë tjerë të përformancës së korporatës, përfshirë këtu: kthimin e kapitalit, shitjet për punëtorë, rritja e shitjeve dhe stabiliteti. Mbështetja e SBS përfshin asistencën  në përzgjedhjen e  konsulentit  dhe dizajnimin e projektit adekuat për kompaninë dhe objektivat e përcaktuara.

Cili është profili i konsulentëve të EGP-së?

Këshilltarët e lartë të EGP-së janë ekspertë ndërkombëtarë të cilët vijnë nga një industri specifike dhe kanë përvojë së paku 10-15 vite si menaxherë të nivelit të lartë. Shpesh, ata janë ish drejtorë ekzekutiv me përvojë të lartë në fusha të ndryshme të biznesit dhe me kompetenca të jashtëzakonshme në financa, menaxhim dhe fusha teknike. Lexo më shumë si të bëhesh një këshilltarë i EGP-së

Unë jam një konsulent lokal (BNJ) nga (Prishtina). A mundet SBS të më ndihmojë mua për të zhvilluar më tutje aftësitë dhe ekspertizën time profesionale?

Një prej qëllimeve të BAS-it është zhvillimi i tregut të konsulencës lokale. Për të arritur një gjë të tillë,  BAS-i organizon rregullisht aktivitete për zhvillimin e tregut, siç janë: trajnimet, për të cilat ju duhet t'i plotësoni kushtet për t'i ndjekur. Kliko këtu për të lexuar më shumë mbi aktivitetet për zhvillimin e tregut [ lidhja me pyetjen e mëposhtme]. Ju lutem kontaktoni zyrën lokale për më shumë informata.

A mund të punojë për SBS?

BAS-i angazhon konsulentë lokal për të zhvilluar projektet këshilluese. Ju lutem [lexo më shumë këtu] për të parë se çfarë nevojitet për t'u regjistruar si  konsulent i BAS-it dhe pastaj [kontakto me zyrën lokale të SBS] për të marr më shumë info. EGP angazhon ekspert ndërkombëtarë me njohuri të thella mbi industrinë dhe me një përvojë minimale prej 10 vitesh në menaxhmentin e larteë. Lexo më shumë kriteret që duhet plotësuar për t'u bërë këshilltarë i EGP-së dhe si të aplikoni. Për shpallje të vendeve të punës , ju lutem vizitoni www.ebrdjobs.com.

Si financohet SBS?

Ekipi për mbështetjen e bizneseve të vogla financohet nga 30 shtete të ndryshme donatore, organizata multilaterale siç është KE, dhe nga sektori privat. Ka pranuar mbi 200 milion Euro financim që nga themelimi në vitin 1993 për të ndihmuar mbi 12,000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme në mbi 30 shtete.Kjo mbështetje ka bërë që SBS të kontribuoj në rritjen e vendeve të operimit ku investon BERZH-i.

Në cilat shtete operon SBS?

SBS është aktive në 24 shtete të Evropës Lindore, Ballkanit Përendimor, regjionit të Kaukazit, Azisë Qendrore, Rusisë, Mongolisë, dhe Mediteranit Jugor dhe Lindor. Ne përfaqësohemi nga zyra lokale në vendet e operimit të cilat i mundësojnë klientëve qasje direkte në këshilla të ekspertëve. Ju lutem klikoni këtu për të parë faqet e shteteve dhe kontaktet e zyrave përkatëse

Si mund të mbështes SBS-in?

SBS operon në baza jo fitimprurëse dhe financohet nga donatorët, ju lutem kontaktoni ekipin e SBS-it në zyren qendrore për më shumë informata mbi bashkëpunimin në sektorin privat. Sikurse mbështetja financiare ekzistojnë edhe mënyra tjera se si ju mund të na mbështetni: ne në mënyrë të vazhdueshme kërkojmë bashkëpunim të afërt me odat ekonomike dhe asociacionet e bizneseve. Për më shumë, ekzistojnë mënyra që ne mund të bashkëpunojmë, nëse ndërmarrja juaj do dëshironte të na mbështes si pjesë e programit PKS, për shembull duke na mbështetur me ekspertë "pro-bono" të cilët mund të veprojnë si këshilltarë. Kliko këtu për të lexuar më shumë për mënyrat se si mund të na mbështetni

Çka janë aktivitetet për zhvillimin e tregut (MDA)?

BAS-i është i interesuar të zhvillojë një treg të qëndrueshëm komercial për shërbimet lokale këshilluese, i cili do kontribuonte në zhvillimin e qëndrueshëm të  sektorit privat. Kjo mund të arrihet duke kombinuar asistencën në nivel të ndërmarrjes së bashku me aktivitetet e zhvillimit te tregut sic janë trajnimet për NMVM-të dhe konsulentët, aktivitetet për ngritjen e vetëdijes dhe kërkesës, dhe mbështetja për institucionet lokale dhe ndërmjetësuesit e bizneseve. Kliko këtu për të parë një shembull të një MDA të sukseshme, rasti studimor.

Çka janë aktivitetet për zhvillimin e sektorëve?

Aktivitetet e zhvillimit të sektorit zakonisht kanë të bëjnë me shpërndarjen e informatave mbi projektet e sukseshme të EGP-së dhe  "praktikat më të mira " tek ndërmarrjet e tjera të të njejtit sektor. Këto aktivitete organizohen në  fusha si: trajnime për menaxhimin e NVM-ve, promovimi i donatorëve, shpërndarja e praktikave më të mira të sektorit, mbështetja dhe zhvillimi i institucioneve lokale, dhe kontribuimi mbi informimin dhe dialogun e politikave. Kliko këtu për të parë një shembull të një SDA të sukseshme.

Contacts

FAH 122, 1st floor,  Fushe Kosovo,  10600 Kosovo

Tel:  +381 38 24207000 Fax: +381 38 24207000

BAS National Programme Manager: Leonora Kusari

baskosovo @ebrd.com

EGP Local Manager: Osman Rraci

egp@ebrd.com